Na ndiq

Neo Smooth+

Tubet * 150 ml

Ndihmon në përmirësimin e vijave dhe rrudhave duke i dhënë rrezatim lëkurës me fuqinë e alfa-hodroksiacideve.Acidi glikolik është një eksfoliant që vepron duke shkëputur nga lëkura lipidet që mbajnë qelizat e vdekura në sipërfaqe. Nëse keni akne, kruarje dhe mbipigmentim acidi glikolik si eksfoliues ndihmon në eliminimin e tyre sepse nxit rigjenerimin qelizor duke rezultuar në një lëkurë më të butë.

Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe eksfoljon lëkurën duke I dhënë një pamje të re sipërfaqes dhe duke luftuar mbipigmentimin.

Ai është hidratues gjithashtu.

Kolagjeni është i njohur për vetitë e tij . Prodhimi i tij nga vet trupi fillon e ngadalësohet me kalimin e moshës duke sjellë si pasojë rrudha e squllje të lëkurës. Përdorimi i produkteve me kolagjen ndihmon për t’I dhënë lëkurës fortësi dhe elasticitet.

Aplikoni një sasi të vogël në fytyrë gjatë natës në zonat e prekura, duke shmangur zonën e syve. Do të ndjeni një pickim të vogël 1-2 minutat e para pas aplikimit. Është e rëndësishme të aplikohet në darkë dhe të aplikohet kremi dielli me efekt mbrojtës të lartë mengjesin pasardhës.

*Për të gjitha tipet e lëkurës