Flakon* 60 ml
Ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lëkurës , në reduktimin e shenjave të moshës dhe shtrëngon kolagjenin për një pamje më të re të lëkurës.Kolagjeni është i njohur për vetitë e tij . Prodhimi i tij nga vet trupi fillon e ngadalësohet me kalimin e moshës duke sjellë si pasojë rrudha e squllje të lëkurës. Përdorimi i produkteve me kolagjen ndihmon për t’I dhënë lëkurës fortësi dhe elasticitet.
Argirelina redukton thellësinë e rrudhave në fytyrë të shkaktuara nga kontraktimi i muskujve të shprehjes së fytyrës, veçanërisht në ballë dhe rreth syve. Ajo vepron duke imituar një nga proteinat e kompleksit SNARE (proçesorin neurologjik të kontraktimit të muskujve ) që destabilizon proteinën dhe inhibon kontraktimin e muskujve. Studimet tregojnë një reduktim të thellësisë se rrudhave deri në 16% pas 28 ditë përdorimi të produktit me 5% argirelinë.
Ubikuinoni ose Koenzima Q10 prodhohet natyralisht në trup në nivele të ulta, që me kalimin e moshës ulet edhe me shumë. Ajo ndihmon në tërheqjen e lëkurës dhe në elasticitetin e saj dhe rezultati është një pamje më rinore. CoQ10 vepron në sinergji me anti-oksidantë të tjerë si vitamina C dhe E të cilat janë të përfshira në hidratuesin.Aplikoni në fytyrë dhe qafë pas pastruesit dhe serumit për të ndihmuar në hidratimin e lëkurës. Përdoret çdo ditë.
*Për të gjitha tipet e lëkurës.
© 2021 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA