Na ndiq

Neo Cleanse1

Flakon 250 ml

Redukton inflamacionin dhe pamjen e rrudhave , për një lëkurë në dukje më të re dhe më të shendetshme.Vaji i aguliçes është një burim I pasur me acide të pangopur, veçanërisht me acidin gama-linoleik.

Ai ndihmon në rastin e lëkurës së irrituar apo inflamuar dhe është i përshtatshëm për lëkura të thata dhe sensitive.

Ekstrakti i gjethes së çajit jeshil është një antioksidant i fuqishëm, më shumë se vitamina E dhe ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të shkaktuara nga stresi mjedisor. E lë lëkurën të butë dhe vitale.

Vaji i jojobës është dyllë I lëngët nga farat e Jojobës. Ai imiton sebumin natyral të lëkurës duke e bërë atë lehtësisht të absorbueshëm dhe një burim të jashtëzakonshëm hidratimi. Vaji i jojobës bën një pastrim të përshtatshëm për ata që kanë lëkurë me tendencë akneike duke e ushqyer dhe pa i mbyllur poret.

Ekstrakti i kamomilit është i njohur për efektet e tij në kujdesin e lëkurës falë vetive zbutëse dhe antiinflamatore.*Për të gjitha tipet e lëkurës