Na ndiq

Feramax 150 mg

Kuti * 30 kapsula

Eshtë një supplement i pasur me hekur i cili shërben për të rregulluar defiçencen e hekurit në organizëm. Defiçenca e hekurit kompromenton rëndë shëndetin tonë, produktivitetin, përqëndrimin, jetëgjatësinë.1) E vecanta e Feramax është se ai është i formuluar si “Polisakarid kompleks hekuri(PIC) dhe përmban dozën më të lartë të hekurit si element prej 100 mg /150mg krahasuar me fumarat hekuri= 100mg ; sulfat hekuri= 65 mg; glukonat hekuri 35 mg

2) Redukton efektet anësore që japin suplementet e tjera si shqetësime GI, të përziera, të vjella, konstipacion, feçe të errëta

3) Dozat e larta të hekurit mund të bëhen toksike për shëndetin sidomos për fëmijët. Por, PIC krahasuar me suplementet e tjerë të hekurit shfaq një toksicitet minimal

4) Tolerohet mirë nga pacientet edhe pse përmban dozë të lartë hekuri elemental

5) Ka pajtueshmëri shumë të mirë

6) Absorbohet shumë mirë në ph<4

7) Nuk përmban laktozë apo gluten të cilat mund të shkaktojnë alergji të ndryshme tek pacientet.

8) Nuk përmban ngjyrues artificiale

9) Eshtë suplementi I vetëm I hekurit I cili përmban logon VEGAN CERTIFIED pasi është shtuar në veshjet e kapsulave lënda ndihmëse hidroksilpropilmetil celuloza, HPMC e cila është e përshtatshme për tu administruar nga vegjetarianët.

10) Merret një tabletë në ditë , preferohet në të njëjtën orë.

11) Mund të merret si me stomak bosh ashtu edhe me ushqim, në dallim kjo nga suplementet e tjera që duhen marr me stomak bosh.