Tubet * 150 ml
Rivendos elasticitetin për një lëkurë më të freskët e rrezatuese ndërkohë që hidraton e zbut.Pudra e bambusë është e pasur në silic, një përbërës natyral. Silici është një element I rëndësishëm I kolagjenit dhe ka një rol të madh në elasticitetin e lëkurës dhe parandalimin e rrudhave.
Gjalpi Shea (Shea butter) është një emollient dhe hidratues që vepron duke e lënë lëkurën të butë. Duke pasur një përqëndrim të lartë të vitaminave A + E dhe të acideve të ngopura, ai ndihmon në shërimin e lëkurës.
Acidi glikolik është një eksfoliant që vepron duke shkëputur nga lëkura lipidet që mbajnë qelizat e vdekura në sipërfaqe. Nëse keni akne, kruarje dhe mbipigmentim acidi glikolik si eksfoliues ndihmon në eliminimin e tyre sepse nxit rigjenerimin qelizor duke rezultuar në një lëkurë më të butë.Lageni fytyrën me ujë te ngrohtë. Vendoseni SCRUB+ në mollëzat e gishtave dhe masazhoni butësisht fytyrën dhe qafën me lëvizje cirkulare. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni duke e tamponuar me peshqir.
Në rast se ndjeni një reaksion në lekurë përdorni një sasi të reduktuar në ditë të alternuara deri në krijimin e tolerancës për një aplikim të rregullt. Është e rëndësishme të aplikohet në darkë dhe të aplikohet kremi dielli me efekt mbrojtës të lartë mengjesin pasardhës.
*Për të gjitha tipet e lëkurës
© 2021 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA