Flakon * 60 ml
Stimulon rigjenerimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më rrezatuese dhe rinore.Vitamina B3 vjen në formën më aktive të saj , niaciamidi I cili është i nevojshëm për energjinë qelizore dhe fuksionimin optimal të indeve. Vitamina B3 siguron funksionimin e mire të lëkurës dhe sintezën e kolagjenit, përmirëson pamjen duke rritur nivelin natyral të acideve të ngopur. Konsiderohet një trajtim natyral për lëkurat e irrituara dhe për trajtësimin e tonit të lëkurës.
Palmitati i retinolit është një lloj i vitaminës A. Ai rigjeneron qelizat duke stimuluar shtresat më të thella të lëkurës, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe rrit aktivitetin enzimatik në lëkurë, rigjeneron duke ndihmuar sidomos lëkurat akneike. Palmati I retinolit gjithashtu mbron dhe ndihmon lëkurën nga faktorët e jashtëm.
Ubikuinoni ose Koenzima Q10 prodhohet natyralisht në trup në nivele të ulta, që me kalimin e moshës ulet edhe me shumë. Ajo ndihmon në tërheqjen e lëkurës dhe në elasticitetin e saj dhe rezultati është një pamje më rinore. CoQ10 vepron në sinergji me anti-oksidantë të tjerë si vitamina C dhe E të cilat janë të përfshira në serum.
Vitamina C ( Askorbat fosfat natriumi) është një anti-oksidant efektiv që mbron nga dëmtimi I radikaleve të lira, promovon prodhimin e oksigjenit dhe parandalon pigmentimin e shkaktuar nga dëmtimet e diellit duke I dhënë një pamje të terhequr e më rinore lëkurës
Aplikoni serumin në fytyrë dhe qafë pas pastruesit. Për rezultate më të mira sigurohuni që lëkura të jetë e thatë para aplikimit. Prisni 5 minuta para aplikimit të hidratuesit.
*Nëse ndodh që lëkura të irritohet rekomandohet të ulet frekuenca e përdorimit deri në tolerimin e plotë të përbërësve active.
*Për të gjitha tipet e lëkurës.
© 2021 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA