Flakon * 30 ml
Ndihmon në qetësimin e rrathëve të zinj të syve, reduktimin e vijave dhe rrudhave duke hidratuar dhe tërhequr zonën rreth syve e duke i dhënë atyre ndriçim dhe një pamje më të re.Kamomili është i njohur për efektet e tij në kujdesin e lëkurës falë vetive zbutëse dhe antiinflamatore. Është veçanërisht efektiv në lëkurat sensitive, të thata dhe të inflamuara që vuajnë nga ekzemat apo dermatitet.
Argirelina redukton thellësinë e rrudhave në fytyrë të shkaktuara nga kontraktimi i muskujve të shprehjes së fytyrës, veçanërisht në ballë dhe rreth syve. Ajo vepron duke imituar një nga proteinat e kompleksit SNARE (proçesorin neurologjik të kontraktimit të muskujve ) që destabilizon proteinën dhe inhibon kontraktimin e muskujve. Studimet tregojnë një reduktim të thellësisë se rrudhave deri në 16% pas 28 ditë përdorimi të produktit me 5% argirelinë.
Ubikuinoni ose Koenzima Q10 prodhohet natyralisht në trup në nivele të ulta, që me kalimin e moshës ulet edhe me shumë. Ajo ndihmon në tërheqjen e lëkurës dhe në elasticitetin e saj dhe rezultati është një pamje më rinore. CoQ10 vepron në sinergji me anti-oksidantë të tjerë si vitamina C dhe E të cilat janë të përfshira në hidratuesin.Duke përdorur gishtin e unazës aplikoni produktin rreth syve për të parandaluar vijat e lehta dhe rrudhat. Vendoseni në darkë përgjatë natës. *Për të gjitha tipet e lëkurës
© 2021 TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA